Punonjësit e fasonerisë në Progradec dalin në protestë: Ende s’kemi marrë pagën e gushtit

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga punonjësit e një fasonerie  në qytetin e Pogradecit. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës. Punëtorët e fasonerisë thonë se […]

Shtator 12, 2023 - 12:35
 0
Punonjësit e fasonerisë në Progradec dalin në protestë: Ende s’kemi marrë pagën e gushtit

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme nga punonjësit e një fasonerie  në qytetin e Pogradecit.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore. Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale.

Përfaqësues të subjektit të fasonerisë i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i punës së tyre në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.