Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës: Ishte më e shkëlqyera

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti. Këngëtarja ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zajmina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut. […]

Janar 6, 2024 - 18:04
 0
Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës: Ishte më e shkëlqyera

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti.

Këngëtarja ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zajmina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.

Vasjari pretendon se ngjarja nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok, ku e ndjera përflitej me fjalë të rënda.

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.