Punonte në lavazh, humb jetën tragjikisht 15-vjeçari në Dimal

Një 15-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte, teksa punonte në një lavazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Dimal,në një lavazh

Gusht 18, 2023 - 15:08
 0
Punonte në lavazh, humb jetën tragjikisht 15-vjeçari në Dimal

Një 15-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte, teksa punonte në një lavazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Dimal,në një lavazh që ndohet në anë të aksit nacional Dimal-Lushnjë. I mituri mësohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë pa mundur të marrë shërbim mjekësor.

 

15-vjeçari, ndonëse në moshë të mitur, punontë si ndihmës në lavazh. Sipas dyshimeve të para, i ndjeri ka rënë në kontakt me një tel të zhveshur të pompës me presion që përdorej për të larë automjetet.

 

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë vënë në pranga pronarin e lavazhit, 37-vjeçarin me inicialet A.H. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit,ku do të vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe përgjegjësinë të shtetasit A. H.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.