Pure e Ngrohtë me Lulelakër dhe Qumësht – Receta me Shije të Lehtë Perfekte

Një recetë e lehtë në shije dhe përgatitje. Ideale për t’u përgatitur sidomos tani kur është edhe stina e kësaj perimeve fantastike. Është një gatim fantastik i cili shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës dhe mishra të gatuar në mënyra të ndryshme, por edhe me bukë të thekur apo byrek […] The post Pure e Ngrohtë me Lulelakër dhe Qumësht – Receta me Shije të Lehtë Perfekte appeared first on AgroWeb.

Nëntor 10, 2023 - 16:22
 0
Pure e Ngrohtë me Lulelakër dhe Qumësht – Receta me Shije të Lehtë Perfekte

Një recetë e lehtë në shije dhe përgatitje. Ideale për t’u përgatitur sidomos tani kur është edhe stina e kësaj perimeve fantastike.

Është një gatim fantastik i cili shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës dhe mishra të gatuar në mënyra të ndryshme, por edhe me bukë të thekur apo byrek shtëpie.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitijes së puresë me lulelakër krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Puresë me Lulelakër  

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • Një kokë lulelakër 1 kg
  • 2 kokrra patate mesatare
  • 1 gotë qumësht (250 ml)
  • 2 lugë gjelle gjalpë i freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të virgjër të ullirit)
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë lulelkarën me ujë të bollshëm dhe ta ndani atë në degëza.

Pastroni patatet nga lëkura, shpëlajeni me ujë, ndajeni në katër pjesë dhe bashkë me degëzat e lulelakrës vendosini në një tenxhere të mbushur me ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr, hidhni kripë në sasinë e preferuar dhe lëreni që lulelakrat dhe patatet të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.

Më pas largojeni tenxheren nga zjarri, kulloni lëngun (të cilin mund ta ruani në frigorifer dhe ta përdorni për përgatitjen e një supe të shijshme).

Pasi të keni kulluar lulelakrat dhe patatet kalojini në mikser dhe miksojini derisa masa të behet në formën e puresë.

Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty gjalpin, lëreni sa të tretet dhe shtoni masën e puresë së përgatitur, trazojeni dhe provojeni nëse është e rregulluar mjaftueshëm me kripë.

Shtoni qumështin dhe vijoni ta përzjeni edhe për disa minuta.

Më pas largojeni nga zjarri dhe kur ta servirni spërkateni sipër me pak piper të zi, majdanoz të grirë hollë dhe disa pika gjalpë të tretur.

Vlerat Shëndetësore Të Perimes Së Bardhë

Vitaminat dhe mineralet për imunitetin

Lulelakra përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar.  Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K.

Kundër qelizave të dëmshme

Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale.

Shëndeti i zemrës

Alicina dhe sulforafani që e përmendëm më lart, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Alicina pakëson gjasat e ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Sulforani përmirëson tensionin e gjakut dhe veshkat.

Tretja

Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen.

Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme.

Detoksifikimi

Antioksidantët tek lulelakra luajnë një rol detoksifikues dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Kjo perime përmban pak kalori dhe mund të gatuhet në mënyra interesante.

Lulelakra e bardhe e pajis imunitetin me substancat që i nevojitet për t’ju kundërpërgjigjur inflamacionit./AgroWeb.org

The post Pure e Ngrohtë me Lulelakër dhe Qumësht – Receta me Shije të Lehtë Perfekte appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.