“Pusho se po studioj”, motra godet me thikë vëllain pasi bënte shumë zhurmë, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj një vit më të vogël pasi bënte shumë zhurmë ndërsa luante playstation. Mediat italiane

Shkurt 7, 2024 - 18:18
 0
“Pusho se po studioj”, motra godet me thikë vëllain pasi bënte shumë zhurmë, 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj një vit më të vogël pasi bënte shumë zhurmë ndërsa luante playstation.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Agrigentos në Itali mëngjesin e së premtes por vetën ditën e sotme u bë publik rasti nga policia.

17-vjeçarja i ka kërkuar disa herë vëllait të saj që të mos bënte zhurmë pasi ishte duke studiuar, por kur ka parë se ai nuk po i përgjigjer e ka goditur me thikë.

Djali 16-vjeçar është goditur mes zemrës dhe mushkërive, është në gjendje të rëndë i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.