Pushtim i plotë i Gazës?! Izraeli kundër SHBA për arritjen e një armëpushimi

Izraeli ka kërcënuar me pushtim të plotë të Rripit të Gazës. Paralajmërimi vjen nga ministri izraelit i financave dhe lideri i krahut të djathtë radikal të “Sionizmit Fetar” Bezalel Smotrich. Pushtimi i Gazës sipas tij do të vijë në momentin e mposhtjes së plotë të Hamasit. “Luftëtarët dhe ushtarët tanë heroikë – tha ai – […]

Qeshor 7, 2024 - 17:25
 0
Pushtim i plotë i Gazës?! Izraeli kundër SHBA për arritjen e një armëpushimi

Izraeli ka kërcënuar me pushtim të plotë të Rripit të Gazës. Paralajmërimi vjen nga ministri izraelit i financave dhe lideri i krahut të djathtë radikal të “Sionizmit Fetar” Bezalel Smotrich.

Pushtimi i Gazës sipas tij do të vijë në momentin e mposhtjes së plotë të Hamasit. “Luftëtarët dhe ushtarët tanë heroikë – tha ai – po shkatërrojnë të keqen e Hamasit dhe ne do të pushtojmë Rripin e Gazës. Për të thënë të vërtetën, aty ku nuk ka vendbanime nuk ka siguri”, përfundoi Smotrish.

Avancimi izraelit në Rafah ka vijuar me ritme të shpejt duke goditur nga ajri dhe toka gjatë 24 orëve të fundit. Lufta dhe përparimi në Rafah ka ndikuar në ecurinë e bisedimeve për paqe.

Katari një nga vendet kyç ku strehohet elita e Hamasit, ka kërcënuar këta të fundit që të pranojnë një marrëveshje me Izraelin në të kundërt Doha do të mbyllë zyrën e tyre politike.

Lajmi është bërë i ditur nga CNN, duke cituar një zyrtar amerikan. Por paqja nuk është në planet as të Izraelit. Tel-Avivi, sipas Assosiated Press, po bën një luftë të dendur diplomatike në të cilën kundërshton privatisht përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për të miratuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit e cila do të çonte në një armëpushim në Gaza.

Një zyrtar izraelit i tha AP se rezoluta nuk merr parasysh qëllimin e deklaruar të Izraelit për të shkatërruar Hamasin si forcë ushtarake. Izraeli kundërshton gjithashtu tekstin e propozuar në rezolutë e cila “refuzon çdo përpjekje për ndryshim demografik ose territorial në Rripin e Gazës”.

Zyrtari i tha AP, duke folur në kushte anonimiteti, se Izraeli gjithashtu kundërshton referencën e rezolutës për “veprimet që zvogëlojnë territorin e Gazës, të tilla si nëpërmjet krijimit të përhershëm, zyrtar ose jozyrtar, të të ashtuquajturave zona tampon”, që Izraeli ka tha se dëshiron të krijojë.

Pritshmëritë dhe kritikat, Benjamin Netanyahu pritet t’i adresojë në një fjalim drejtuar Kongresit Amerikan më 24 korrik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.