“Pushtimi i Gazës është i afërt”, Netanyahu inkurajon ushtarët izraelitë: Ne do vazhdojmë të luftojmë si luanë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, i Yoav Gallad, kanë zbritur në terren dhe kanë takuar ushtarët izraelitë me qëllim për t’i inkurajuar për të vijuar luftën ndaj Hamasit. “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Ne do të vazhdojmë të luftojmë si luanë dhe do t’i japim një goditje të rëndë armiqve […]

Tetor 19, 2023 - 19:25
 0
“Pushtimi i Gazës është i afërt”, Netanyahu inkurajon ushtarët izraelitë: Ne do vazhdojmë të luftojmë si luanë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, i Yoav Gallad, kanë zbritur në terren dhe kanë takuar ushtarët izraelitë me qëllim për t’i inkurajuar për të vijuar luftën ndaj Hamasit.

“I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Ne do të vazhdojmë të luftojmë si luanë dhe do t’i japim një goditje të rëndë armiqve tanë për të fituar”, u tha lideri izraelit ushtarëve.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Gallad tha se “Së shpejti do ta shihni Gazën nga brenda”.

Izraeli u godit  nga një sulm terrorist nga Hamasi mbrëmjen e 7 tetorit. Deri më tani raportohet për mijëra viktima nga të dyja palët./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.