Puthi futbollisten pas fitores, ish-presidenti i Federatës Spanjolle dënohet me 3 vite

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle. Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në gusht. Ai refuzoi […]

Tetor 30, 2023 - 14:30
 0
Puthi futbollisten pas fitores, ish-presidenti i Federatës Spanjolle dënohet me 3 vite

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle.

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në gusht.

Ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga FIFA. Të hënën, FIFA njoftoi se ai ishte pezulluar për tre vjet për shkelje të nenit 13 të kodit të tyre disiplinor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.