Puthi në buzë futbollisten, Presidenti i Federatës spanjolle sot njofton dorëheqjen

Dorëzohet Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës.   Pas skandalit të lidhur me puthjen në buze që i bëri njëres prej lojtarëve

Gusht 25, 2023 - 11:23
 0
Puthi në buzë futbollisten, Presidenti i Federatës spanjolle sot njofton dorëheqjen

Dorëzohet Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës.

 

Pas skandalit të lidhur me puthjen në buze që i bëri njëres prej lojtarëve të ekipit kombëtares të vajzave të Spanjës pas fitimit të kupës së botës, Luis Rubiales ka vendosur të japë dorëheqjen.

 

Njoftimi i numrit një të Federatës Iberike të Futbollit do të bëhet këtë të premte, teksa sot do zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit të Federates, kërkuar nga vetë Rubiales pas përmesave të mëdha publike që mori skandali ku ai u përfshi.

 

Fillimisht Rubiales kërkoi falje dhe deklaroi se ishte një gjest i bërë në festime e siper pa dashakeqesi.

 

Mirëpo qëndrimi i fortë i futbollistes Jeniffer Hermoso, te kryeministrit Pedro Sanchez, kerkesa e vazhdueshme e mediave per doreheqje dhe se fundmi hetimi i nisur nga FIFA, e kane bere numrin një te federates te beje nje hap pas, te reflektoje dhe te marre vendimin per doreheqje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.