Putin firmos ligjin, kush “shpif” për ushtrinë ruse i konfiskohet pasuria

Vladimir Putin vuri sot në fuqi një ligj që synon konfiskimin e parave dhe pasurive të njerëzve të shpallur fajtorë për përhapjen e

Shkurt 14, 2024 - 12:13
 0
Putin firmos ligjin, kush “shpif” për ushtrinë ruse i konfiskohet pasuria

Vladimir Putin vuri sot në fuqi një ligj që synon konfiskimin e parave dhe pasurive të njerëzve të shpallur fajtorë për përhapjen e “informacioneve të rreme” në lidhje me ushtrinë ruse, një shenjë e re e një goditjeje dyvjeçare që synon kritikët e Kremlinit pasi nisi sulmin e tij ndaj Ukrainës.

Moska e bëri të paligjshme kritikimin e ushtrisë menjëherë pasi ajo filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Teksti i ri që hyri në fuqi sot u votua në fund të janarit nga Duma e Shtetit, dhoma e ulët e Parlamentit rus dhe në fillim të shkurtit nga Këshilli i Federatës, dhoma e sipërme.

Sot, siç pritej, u publikua nga autoritetet ruse dekreti presidencial i nënshkruar nga Vladimir Putin.

Gjatë prezantimit të tij në Duma, kryetari i organit, Vychislav Volodin, kishte thënë se ky ligj kundër “elementeve dashakeqe” do të lejojë që “tradhtarët” që “veprojnë kundër vendit të tyre”, të “dënohen”.

Në fakt ligji nuk parashikon domosdoshmërisht konfiskimin e të gjitha pasurive të një personi të dënuar, por konfiskimin e parave dhe fondeve “të përdorura ose të destinuara për të financuar veprimtari kriminale”, terma të cilët megjithatë mbeten shumë të paqarta.

Ai gjithashtu parashikon që gjyqësori do të jetë në gjendje të heqë të gjitha nderimet shtetërore që u jepen personave të dënuar për “informacion të rremë”.

Akuza e përhapjes së “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse dënohet maksimalisht me 15 vjet burg. Qindra rusë janë dënuar sipas këtij neni të Kodit Penal për gati dy vjet. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.