Putin godet një tjetër kundërshtare, dënohet aleatja e Navalny

Ksenia Fadeeva, një aleate e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny i akuzuar për themelimin e një “organizate ekstremiste”, u dënua sot

Dhjetor 29, 2023 - 14:21
 0
Putin godet një tjetër kundërshtare, dënohet aleatja e Navalny

Ksenia Fadeeva, një aleate e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny i akuzuar për themelimin e një “organizate ekstremiste”, u dënua sot me nëntë vjet burg në Tomsk, Siberi, thanë mbështetësit e saj, mes një goditjeje të paprecedentë në Rusi.

Gjykata Sovetsky e Tomskut dënoi me 9 vjet burg Ksenia Fadegeva, një ish-zyrtare komunale, thanë mbështetësit e saj në Telegram, duke thënë se mbrojtja e saj do ta apelonte patjetër këtë vendim.

31-vjeçarja Fadegeva, e cila u akuzua për “krijimin e një organizate ekstremiste” dhe “pjesëmarrje në një organizatë që shkelte të drejtat e qytetarëve” dhe gjyqi i së cilës filloi në gusht, drejtoi ekipin e Navalny në qytetin e Tomsk.

Alexei Navalny u helmua në Tomsk në vitin 2020 kur ai vizitoi qytetin për të mbështetur partnerët e tij të fushatës lokale. Ai u sëmur rëndë dhe më pas u dërgua në Gjermani për mjekim, dhe më pas u arrestua dhe u dënua me burg kur u kthye në Rusi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.