Putin heq nga gara rivalen, kandidates së pavarur i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar regjistrimin si kandidate për presidente në zgjedhjet të një prej rivalëve të Vladimir Putin. Drejtues të Komisionit thanë se ka pasur “gabime në dokumentet” e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova dhe ajo nuk mund të zyrtarizohet si kandidate. Duntsova ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë “për […]

Dhjetor 23, 2023 - 16:11
 0
Putin heq nga gara rivalen, kandidates së pavarur i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë ka refuzuar regjistrimin si kandidate për presidente në zgjedhjet të një prej rivalëve të Vladimir Putin.

Drejtues të Komisionit thanë se ka pasur “gabime në dokumentet” e dorëzuara nga Yekaterina Duntsova dhe ajo nuk mund të zyrtarizohet si kandidate. Duntsova ish-gazetare dhe këshilltare komunale, e cila ka bërë fushatë “për paqe dhe procese demokratike”, vlerësohej si një figurë me mbështetje të madhe në opinionin publik.

Komisioni tha se Duntsova nuk mund të kalojë në fazën e re për të mbledhur nënshkrimet e mijëra mbështetësve të saj.

Vendimi i Komisionit të Zgjedhjeve shihet si një vendim i pastër politik për të mos i krijuar Vladimir Putinit telashe gjatë fushatës zgjedhore të vitit të ardhshëm. Ish-gazetarja ka qenë kritike në shumë raste ndaj politikave të Vladimir Putin dhe Luftës në Ukrainë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.