Putin kërkon fundin e luftës? Peskov: Moska ka qënë gjithnjë gati për bisedime

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të përfundojë luftën në Ukrainë dhe të nisë negociatat e armëpushimit, me kusht njohjen e vijave

Maj 24, 2024 - 15:05
 0
Putin kërkon fundin e luftës? Peskov: Moska ka qënë gjithnjë gati për bisedime

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të përfundojë luftën në Ukrainë dhe të nisë negociatat e armëpushimit, me kusht njohjen e vijave aktuale të fushëbetejës.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ‘Reuters’, e cila citon katër burime të ndryshme.

Të njëjtat burime kanë thënë se nëse propozimi i Putin refuzohet nga Kievi dhe Perëndimi, ai mbetet i gatshëm për të vijuar luftën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Për lajmin ka reaguar zëdhënësi i liderit rus, Dimitri Peskov i cili ka thënë se Rusia ka qenë gjithnjë e hapur për bisedime duke theksuar se vendi nuk dëshiron luftë të përjetshme.

Ndërsa nga Ukraina nuk ka ende një reagim. /VIZIONPLUS.TV

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.