Putin: Perëndimi e shpalli OKB-në të vjetëruar kur bombardoi Serbinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton që të zhvlerësojë rëndësinë e Kombeve të Bashkuara. Duke folur në forumin “Valday”, shefi i Kremlini nënvizoi se në historinë jo të largët, liderët perëndimorë kanë thënë shpesh se sistemi i OKB-së është i vjetëruar dhe nuk i plotëson nevojat e sotme. “Ky qëndrim nisi të aplikohej gjatë […]

Tetor 5, 2023 - 22:45
 0
Putin: Perëndimi e shpalli OKB-në të vjetëruar kur bombardoi Serbinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po tenton që të zhvlerësojë rëndësinë e Kombeve të Bashkuara. Duke folur në forumin “Valday”, shefi i Kremlini nënvizoi se në historinë jo të largët, liderët perëndimorë kanë thënë shpesh se sistemi i OKB-së është i vjetëruar dhe nuk i plotëson nevojat e sotme.

“Ky qëndrim nisi të aplikohej gjatë krizës jugosllave, kur pa asnjë sanksion nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, SHBA dhe aleatët e saj filluan të bombardojnë Beogradin, pa mëshirë dhe pa frikë, ata hynë edhe në ambasadën e Republikës së Kinës në Beograd”, tha Putin.

Me këtë deklaratë ai tentoi të mbronte akuzën e shpeshtë ndaj perëndimit se përdorin standarde të dyfishta lidhur me të drejtën ndërkombëtare.

Putin tregoi edhe një episod kur kishte kërkuar anëtarësimin e Rusisë në NATO, por që ishte refuzuar nga aleanca.

Më tej u mor kryesisht me deklarata kundër Ukrainës, duke pretenduar se kanë humbur 90 mijë trupa në kundërofensivën e fundit dhe se pa ndihmën e huaj nuk reziston as edhe një javë përballë ushtrisë ruse.

Gjithashtu lëshoi një paralajmërim të fortë në drejtim të perëndimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.