Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse në Detin e Zi

Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi. Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të […]

Mars 20, 2024 - 09:50
 0
Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse në Detin e Zi

Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi. Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, si ushtrues detyre i komandantit të përgjithshëm.

Putin shkarkon kreun e marinës pas humbjeve të flotës ruse

Yevmenov kishte qenë në këtë rol që nga maji 2019, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Inteligjenca ushtarake ukrainase tha për “Kyiv Post” se vendimi për ta zëvendësuar atë kishte qenë në punë prej disa kohësh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.