Putin themelon “Legjionin e Afrikës” për të zëvendësuar Wagnerin

Rekrutimi i rreth 20,000 trupave që do të dislokohen në të paktën pesë vende afrikane miqësore me Rusinë për të zëvendësuar mercenarët e

Shkurt 1, 2024 - 18:07
 0
Putin themelon “Legjionin e Afrikës” për të zëvendësuar Wagnerin

Rekrutimi i rreth 20,000 trupave që do të dislokohen në të paktën pesë vende afrikane miqësore me Rusinë për të zëvendësuar mercenarët e Wagner të vendosur atje po promovohet nga i forti i Kremlinit, Vladimir Putin.

“German Afrika Korps” quhej ushtria gjermane në Afrikën e Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila synonte të ndihmonte aleatët italianë në Afrikën e Veriut dhe vepronte në periudhën 1941-1943, raporton agjencia “Bloomberg”.

Megjithatë, publikimi përkatës thotë se rreth 5 mijë mercenarë rusë janë vendosur tashmë në Afrikë.

Këta ushtarë janë aktivë kryesisht në Mali, Libi, Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore deri në Mozambik si dhe në Republikën Demokratike të Kongos.

“Rrjeti që Yevgeny Prigozhin, kreu ‘guerril’ i grupit ‘Wagner’, ka ndërtuar në të gjithë Afrikën vitet e fundit është shumë i rëndësishëm për Moskën.

“Mercenarët e Wagner do të vazhdojnë të veprojnë në Afrikë, ata thjesht do të kenë një titull tjetër”, thotë një tjetër diplomat.

Prigozhin, dikur një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, humbi jetën në gusht 2023 në një aksident avioni.

Të mërkurën e kaluar, rreth 100 ushtarë rusë mbërritën në Burkina Faso dhe iu bashkuan ekipit të sigurisë të kapitenit Ibrahim Traore, ushtarit që mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak të vitit 2022, tha grupi i armatosur në një deklaratë të postuar në kanalin e tij Telegram.

Në të njëjtën kohë, organizata e re “Legjioni i Afrikës” synon të krijojë një seli rajonale në Republikën e Afrikës Qendrore, ku për gjashtë vitet e fundit, Wagner ka zhvilluar një fushatë të dhunshme në emër të presidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.