Putin viziton Kinën në maj, udhëtimi i parë jashtë vendit pas fitores në zgjedhje

Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me Presidentin Xi Jinping, në atë që do të jetë udhëtimi i

Mars 19, 2024 - 12:35
 0
Putin viziton Kinën në maj, udhëtimi i parë jashtë vendit pas fitores në zgjedhje

Vladimir Putin do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me Presidentin Xi Jinping, në atë që do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas fitores së tij në zgjedhje.

Reuters e raporton këtë duke cituar një burim të afërt me çështjen, i cili tha se “Putini do të vizitojë Kinën”, lajm i konfirmuar në mënyrë të pavarur nga katër burime të tjera, të cilët folën të gjithë në kushte anonimiteti.

Dy burime thanë se vizita e tij do të vijë përpara udhëtimit të planifikuar të presidentit kinez në Evropë.

Kremlini nuk pranoi të komentojë dhe Ministria e Jashtme e Kinës nuk u përgjigj. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.