Putin viziton Turqinë, takohet  me Erdogan, zbardhen detajet e para

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan. Këtë gjë

Janar 31, 2024 - 16:58
 0
Putin viziton Turqinë, takohet  me Erdogan, zbardhen detajet e para

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan. Këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar turk, sipas Reuters.

Presidenti turk do të vizitojë edhe Egjiptin më 14 shkurt, raporton Bloomberg, duke cituar zyrtarë turq. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Takimi midis Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të të ketë në fokus të diskutimit ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës, thanë zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, sepse vizita nuk është bërë ende zyrtare.

Rritja e tregtisë dhe përcaktimi i kufijve të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor janë gjithashtu në axhendë, thanë zyrtarët. Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe u bë vitin e kaluar në korrik , kur ministritë e jashtme të dy vendeve njoftuan se marrëdhëniet diplomatike u ngritën sërish në nivel ambasador./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.