Qarkulloi 21 miliard dollarë, kapet “peshkaqeni” i kontrabandës në Greqi, hileja që bënin me tankerat e naftës

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një “peshkaqen” të kontrabandës ndërkombëtare të naftës, pjesë e një organizate që mendohet se ka qarkulluar 21 miliard dollar gjatë aktivitetit të saj në vitet e fundit. Italiani është arrestuar pas një kërkese nga shteti i Venezuelës, pasi u zbulua se ai drejtonte organizatën që kishte shkaktuar miliarda […]

Mars 30, 2024 - 14:05
 0
Qarkulloi 21 miliard dollarë, kapet “peshkaqeni” i kontrabandës në Greqi, hileja që bënin me tankerat e naftës

Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një “peshkaqen” të kontrabandës ndërkombëtare të naftës, pjesë e një organizate që mendohet se ka qarkulluar 21 miliard dollar gjatë aktivitetit të saj në vitet e fundit.

Italiani është arrestuar pas një kërkese nga shteti i Venezuelës, pasi u zbulua se ai drejtonte organizatën që kishte shkaktuar miliarda dollar dëme këtij shteti dhe kompanive të transportit detar përmes mashtrimit.

Ai jetonte në zonën e Varit në Greqi dhe bëntë një jetë luksi me vila dhe makina të shtrenjta.

Dyshohet se organizata e drejtuar prej tij prokuronte tankera nafte nga Venezuela dhe më pas përmes manipulimit të të dhënave satelitore ndryshonte destinacionin e tyre në mënyrë që të kryente kontrabandë.

Ai do të ekstradohet për në Venezuelë dhe pritet që të jetë një ndër gjyqet më të famshme të viteve të fundit për shkak të sasisë kolosale të parave që ka bërë organizata./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.