Qarkullonin të armatosur, arrestohen dy të mitur në Tiranë

Dy të mitur janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhur dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me […]

Shtator 25, 2023 - 10:55
 0
Qarkullonin të armatosur, arrestohen dy të mitur në Tiranë

Dy të mitur janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Mësohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhur dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.