Qëlluan me armë drejt një berberhane në Fier, arrestohet njëri nga autorët

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhane. Në pranga ka rënë njëri prej autorëve, M. (M), 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, G. H.(M)., 33 vjeç. Ata qëlluan me armë zjarri drejt […]

Dhjetor 25, 2023 - 11:17
 0
Qëlluan me armë drejt një berberhane në Fier, arrestohet njëri nga autorët

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhane.

Në pranga ka rënë njëri prej autorëve, M. (M), 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, G. H.(M)., 33 vjeç.

Ata qëlluan me armë zjarri drejt berberhanes, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me 30-vjeçarin me iniciale, E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K.

Pasi qëlluan me armë zjarri, ata janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.