Qëndroi 20 vjet në burg për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, gruaja rezulton e pafajshme

Një gruaje, e quajtur dikur “nëna më e keqe e Australisë”, i është shfuqizuar dënimi për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor vendosi të enjten se provat e përdorura fillimisht për të burgosur Kathleen Folbigg ishin “jo të besueshme”. 56-vjeçarja u fal dhe u lirua nga qeveria […]

Dhjetor 14, 2023 - 21:03
 0
Qëndroi 20 vjet në burg për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, gruaja rezulton e pafajshme

Një gruaje, e quajtur dikur “nëna më e keqe e Australisë”, i është shfuqizuar dënimi për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor vendosi të enjten se provat e përdorura fillimisht për të burgosur Kathleen Folbigg ishin “jo të besueshme”.

56-vjeçarja u fal dhe u lirua nga qeveria e shtetit në qershor, pas 20 vitesh burg.

Folbigg mirëpriti lajmet e fundit, por tha se provat e pafajësisë së saj ishin “injoruar dhe hedhur poshtë” për dekada të tëra.

“Sistemi preferoi të më fajësonte mua në vend që të pranonte se ndonjëherë fëmijët mund të vdesin papritmas dhe të lënë zemërthyer,” tha ajo jashtë gjykatës të enjten.

Rasti i Folbigg është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi.

Ajo u akuzua për vdekjen e katër fëmijëve të saj të mitur Caleb, Patrick, Sarah dhe Laura – secili prej të cilëve vdiq papritur midis viteve 1989 dhe 1999. Ata ishin nga mosha 19 ditë deri në 18 muaj.

Prokurorët në gjyqin e saj pretenduan se Folbigg i kishte mbytur ata.

Rasti u mbështet në prova rrethanore, duke përdorur ditarët e zonjës Folbigg – të cilët nuk u ekzaminuan kurrë nga psikologët apo psikiatër – për ta përshkruar atë si një nënë të paqëndrueshme, të prirur për agresivitet.

Në vitin 2003, ajo u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e Sarës, Patrikut, Laurës dhe Calebit. Dënimi më vonë u zvogëlua në 30 vjet në apel, por Folbigg humbi një sërë sfidash ligjore që kërkonin të rrëzonin burgosjen e saj.

Në fillim të këtij viti, një hetim historik në rastin e saj arriti në përfundimin se kishte dyshime të arsyeshme mbi fajin e saj, për shkak të gjetjeve shkencore se fëmijët e saj mund të kishin vdekur nga shkaqe natyrore, për shkak të mutacioneve tepër të rralla të gjeneve.

Provat e reja çuan në lirimin e Folbigg nga të gjitha akuzat të enjten, tha shefi i drejtësisë Andrew Bell.

Ekipi ligjor i Folbigg konfirmoi se tani do të kërkonin kompensim në emër të saj, por nuk tha se sa.

Rasti ka tërhequr vëmendjen globale dhe ka çuar në akuza se sistemi ligjor i Australisë është i ngadalshëm për t’iu përgjigjur shkencës së përparuar.

“Jam mirënjohëse që shkenca dhe gjenetika e përditësuar më ka dhënë përgjigje se si vdiqën fëmijët e mi,” tha Folbigg. “Megjithatë, edhe në vitin 1999 kemi pasur përgjigje ligjore për të vërtetuar pafajësinë time. [Prokurorët] i nxorën fjalët e mia jashtë kontekstit dhe i kthyen kundër meje… Shpresoj që askush tjetër nuk do të duhet të vuajë ndonjëherë atë që pësova unë.”/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.