“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vuçiç kërcënon ministrin e Kosovës: Do ta shohim kush do të arrestojë kë

Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë së fundmi nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse hyn pa leje në Kosovë. Vuçiç nga Nju Jorku i është përgjigjur po me paralajmërim Sveçlës duke thënë:  “Në fund do të shohim kush […]

Shtator 21, 2023 - 12:05
 0
“Qesh mirë kush qesh i fundit”/ Vuçiç kërcënon ministrin e Kosovës: Do ta shohim kush do të arrestojë kë

Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me një deklaratë të bërë së fundmi nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili paralajmëroi se presidenti serb mund të arrestohet nëse hyn pa leje në Kosovë. Vuçiç nga Nju Jorku i është përgjigjur po me paralajmërim Sveçlës duke thënë:  “Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”. 

Pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, Vuçiç  paralajmëroi mundësinë që ta vizitojë Graçanicën, por, siç tha vetë, nëse i lejohet hyrja.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit, por për “pa leje”, ai tha se dihet cilat institucione merren me të, duke shtuar se ai do të arrestohej pa asnjë dyshim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.