Qeveria e re dhe regjistrimi i popullsisë, Milatoviç i përgjigjet Vuçiçit: Mali i Zi është vend sovran

“Komentet e zyrtarëve të huaj në lidhje me formimin e qeverisë dhe regjistrimin e popullsisë janë të papërshtatshme sepse Mali i Zi është një vend sovran, civil dhe demokratik”. Kështu u shpreh presidenti malazez,, Jakov Milatoviç përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Vijesti. Ai në mënyrë indirekte i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar [...]Read More...

Tetor 22, 2023 - 18:50
 0
Qeveria e re dhe regjistrimi i popullsisë, Milatoviç i përgjigjet Vuçiçit: Mali i Zi është vend sovran

“Komentet e zyrtarëve të huaj në lidhje me formimin e qeverisë dhe regjistrimin e popullsisë janë të papërshtatshme sepse Mali i Zi është një vend sovran, civil dhe demokratik”.

Kështu u shpreh presidenti malazez,, Jakov Milatoviç përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Vijesti.

Ai në mënyrë indirekte i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “vetëm ata që flasin më keq për Serbinë” mund t’i bashkohen Qeverisë së Malit të Zi, si dhe se disa parti nuk duan regjistrim, sepse do të ketë më shumë serbë”.

“Çështja e formimit të Qeverisë së Malit të Zi, si dhe çështja e regjistrimit, janë çështje të brendshme të vendit tonë, qytetarëve dhe institucioneve të tij, i konsideroj komentet e zyrtarëve të huaj me këtë rast, pavarësisht nëse vijnë nga SHBA, Bashkimi Evropian apo Serbia, të papërshtatshme. Mali i Zi është vend sovran, civil dhe demokratik”, shkroi Milatoviç në llogarinë e tij në rrjetin X.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.