Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Krujë, del nga shtrati lumi Ishëm

Dhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që prej mbrëmjes së kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje. Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë. Lagja fundore e këtij fshati […]

Janar 21, 2024 - 09:44
 0
Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Krujë, del nga shtrati lumi Ishëm

Dhe pse reshjet e shiut kanë pushuar që prej mbrëmjes së kaluar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje. Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm. Ndërkohë në zonat malore reshjet e dëborës kanë reshtur gjate natës, por niveli i saj ka shkuar deri në 30 cm.

BalkanWeb mëson se problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave, ndërkohë kalimi në aksin nacional Krujë- Qafshtamë, por edhe në rrugët e fshatrave bëhet vetëm me zinxhirë. Vlen për t’u theksuar se i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.