QSUT, shërbime dentare me çmime modeste, pensionistët përfituesit më të mëdhenj

Shërbimet stomatologjike, edhe pse të domosdoshme, jo për gjithkënd janë të përballueshme për shkak të çmimeve. Për pensionistët ato janë gati të pamundura në klinikat private por një pjesë e mirë e tyre e kanë gjetur zgjidhjen në Klinikën universitare të QSUT ku nevojat i mbulojnë me çmime modeste “Kam ardhur për të bërë protezë […]

Maj 21, 2024 - 15:10
 0
QSUT, shërbime dentare me çmime modeste, pensionistët përfituesit më të mëdhenj

Shërbimet stomatologjike, edhe pse të domosdoshme, jo për gjithkënd janë të përballueshme për shkak të çmimeve. Për pensionistët ato janë gati të pamundura në klinikat private por një pjesë e mirë e tyre e kanë gjetur zgjidhjen në Klinikën universitare të QSUT ku nevojat i mbulojnë me çmime modeste

Kam ardhur për të bërë protezë pasi në privat është shumë shtrenjtë. Këtu çmimet janë të përballueshme”, shprehet pensionisti.

“Nuk ma mban xhepi në privat sepse jam pensionist dhe vij I bëj këtu. Jam shumë i kënaqur me shërbimet”, shprehet një tjetër pensionist.

Stomatologia Eneida Prifti, tha se çmimet janë simbolike.

Çmimet janë pothuajse simbolike. Vetëm paguajnë vlerën e materialit. Nëse një protezë në një nofull në privat kushton 30 mijë lekë të vjetra , në klinikën tonë ajo ofrohet për 3 mijë leke të vjetra”, tha ajo.

Së fundmi në këtë klinikë janë futur edhe implantet si dhe skaneri intraoral i cili është thelbësor në praktikat moderne dentare dhe garanton suksesin.

Së fundmi në klinikën universitarë stomatologjike në QSUT është futur edhe shërbimi implanter ose siç e njeh populli vidat në kockë. Është futur gjithashtu edhe skaneri intraoral I cili bën të mundur ekzaminimin”, shtoi stomatologia.

Shërbime një herë në javë ofrohen edhe për fëmijët romë dhe egjiptianë ndërsa ata me aftësi të kufizuar e kanë falas.

Klinika ofron edhe shërbime didaktike për profesionistët e rinj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.