QUINT-i në Prishtinë/ Deputeti i PDK-së: Bashkësia ndërkombëtare nuk bën hapa pas, do jetë më e prerë në qëndrime

Deputeti i PDK-së. Hisen Berisha theksoi se peshëshja diplomatike ndërkombëtare që do të jetë të shtunën në Kosovë do të ofrojë qëndrime të prera për shkak të kursit politik të gabuar që nga ndjekur qeveria Kurti. Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, me gazetarin Arlind Isa, deputeti tha: “Tani do të vijnë [...]Read More...

Tetor 20, 2023 - 19:10
 0
QUINT-i në Prishtinë/ Deputeti i PDK-së: Bashkësia ndërkombëtare nuk bën hapa pas, do jetë më e prerë në qëndrime

Deputeti i PDK-së. Hisen Berisha theksoi se peshëshja diplomatike ndërkombëtare që do të jetë të shtunën në Kosovë do të ofrojë qëndrime të prera për shkak të kursit politik të gabuar që nga ndjekur qeveria Kurti. Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, me gazetarin Arlind Isa, deputeti tha:

“Tani do të vijnë me disa qëndrime të prera, që s’do të ketë hapësirë për të refuzuar apo mbajtur qëndrime, jo për shkak të Serbisë, lodhjes së bashkësisë ndërkombëtare apo hapjes së fronteve të reja në botë, qoftë me Ukrainën apo me Izraelin por edhe për shkak të kursit politik të gabuar që kemi ndjekur. Janë bërë disa marrëveshje që u kuptua se do të jenë të dëmshme sa i përket funksionalitetit dhe sovranitetit të vendit. Janë në një pozitë që Kosova dhe vetë kryeministri t’i zbatojë, dhe refuzimi i tyre do të na çojë në penalizim.”, u shpreh ai.

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare do të mbajë një qëndrim të ashpër për faktin se detyrimet që ka Kosova janë pranuar me planin franko-gjerman dhe me marrëveshjen e Ohrit. Sipas tij, BE do të jetë më e ashpër dhe do ofrojë një plan të ri detyrash për të mbuluar dështimin e saj diplomatik në këtë dialog.

“Është bërë e mërzitshme gjuha me të cilin flasin politikanët në Kosovë, atë të refuzimit të zbatimit të asociacionit dhe detyrimeve kontraktuale ndërkombëtare. Pse? Këto detyrime janë pranuar me planin franko-gjerman, me aneksin e Ohrit. Biles është pranuar që plani sekuencial të bëhet nga BE dhe tri hapat për shtensionim: mbajtja e zgjedhjeve, krijimi i një ambienti të sigurt dhe dorëheqja e këtyre kryetarëve aktualë. Këto janë detyrime që janë marrë. Bashkësia ndërkombëtare nuk bën hapa pas. Unë kam qenë i shqetësuar në moskonsistencën e zyrës së presidentit amerikan se kur ka ardhur në pushtet ka thënë se do të zbatohen detyrimet nga marrëveshja e Uashingtonit. Pastaj patëm marrëveshjen në Bruksel dhe nuk ishin konsistent. Kurse BE po tregon se po mban një konsistencë dhe është një tendencë për të mbuluar me një plan të ri detyrash, dështimin e vet diplomatik në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E kanë sjellë procesin që nuk premton më stabilitet. Prandaj do të jenë shumë më konkret. Por të mos harrojmë se raportin me Serbinë e determinojnë tashmë edhe zhvillimet e reja në terren. Dmth nga Uklraina e tutje, bashkësia ndërkombëtare ka interes që Serbinë ta pozicionojë në krah me botën perëndimore“, theksoi deputeti./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.