Qytetarët e pushtuar nga paniku dalin nëpër rrugë, pamje nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Turqi

Turqia u trondit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter në afërsi të rajonit Tokati. Lëkundjet të cilat kishin një

Prill 18, 2024 - 21:00
 0
Qytetarët e pushtuar nga paniku dalin nëpër rrugë, pamje nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Turqi

Turqia u trondit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter në afërsi të rajonit Tokati.

Lëkundjet të cilat kishin një thellësi 5.9 kilometra u ndjenë deri në Ankara, raportojnë mediat turke, ndërsa kanë publikuar pamje nga dëmet materiale që shkaktoi tërmeti.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë produktet e rëna përtokë në një supermarket, mure dhe tavane të shembur.

Siç duket edhe nga pamjet tërmeti ka dëmtuar edhe disa banesa.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Ndërsa banorët janë trembur dhe kanë dalë nëpër rrugë mes panikut dhe frikës për një tragjedi të dytë në Turqi.

Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.