Qytetari amerikan ‘prek’ mrekullinë: Fiton lotarinë me vlerë 1.58 miliardë dollarë

Një person në SHBA ka fituar 1.58 miliardë dollarë, falë përzgjedhjeve të tij në biletën e lotarisë Mega Millions. Bileta fituese u shit në një supermarket në Neptune Beach në Florida, pranë Jacksonville. Shanset për të fituar këtë xhekpot vlerësohen të jenë një në 300 milionë. Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe […]

Gusht 9, 2023 - 20:00
 0
Qytetari amerikan ‘prek’ mrekullinë: Fiton lotarinë me vlerë 1.58 miliardë dollarë

Një person në SHBA ka fituar 1.58 miliardë dollarë, falë përzgjedhjeve të tij në biletën e lotarisë Mega Millions.

Bileta fituese u shit në një supermarket në Neptune Beach në Florida, pranë Jacksonville.

Shanset për të fituar këtë xhekpot vlerësohen të jenë një në 300 milionë.

Numrat fitues ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe 14.

Identiteti i fituesit nuk është bërë ende i ditur. Ligji i Floridës urdhëron që fituesit që fitojnë 250,000 dollarë ose më shumë, të përjashtohen nga zbulimi publik për 90 ditë nga data në të cilën pretendohet çmimi.

Por “Mega Millions” duhet të zbulojë emrin e tyre, qytetin e vendbanimit dhe shumën e fituar për çdo palë të tretë që kërkon informacionin.

Adresat e rrugëve dhe numrat e telefonit mbahen konfidenciale.

Pagesa e plotë prej 1.58 miliardë dollarësh i jepet fituesit si një pension vjetor, që do të thotë se paratë shpërndahen gjatë rrjedhës së 30 viteve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.