Ra aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit, dalin pamjet nga ku u rrëzua 3-vjeçarja në Durrës

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga lagjja nr. 13 në Durrës, ku ndodhi ngjarja aksidentale me të miturën 3-vjeçare. Vogëlushja ra aksidenatlisht nga

Mars 5, 2024 - 22:35
 0
Ra aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit, dalin pamjet nga ku u rrëzua 3-vjeçarja në Durrës

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga lagjja nr. 13 në Durrës, ku ndodhi ngjarja aksidentale me të miturën 3-vjeçare.

Vogëlushja ra aksidenatlisht nga ballkoni i katit të shtatë të apartamentit, ku ishte së bashku me prindërit e saj. Siç duket edhe nga pamjet, e mitura ka rënë në tendën e një dyqani fruta-perimesh, që ndodhet poshtë pallatit.

E mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia më herët. /vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.