Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Patos

Një 60-vjeçar nga Patosi ka humbur jetën këtë të enjte, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën

Maj 30, 2024 - 19:40
 0
Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Patos
Foto Ilustruese

Një 60-vjeçar nga Patosi ka humbur jetën këtë të enjte, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Blutë Fierit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Banaj të Patosit.

Për fat të keq, 60-vjeçari është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Fierit.

Njoftimi Policisë

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.