Ra në prangat e kolegëve, zbulohet roli i shefit të Komisariatit të Laçit: Transportonte “baronin e drogës” dhe…

Shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe. Metaj akuzohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar […]

Tetor 10, 2023 - 10:45
 0
Ra në prangat e kolegëve, zbulohet roli i shefit të Komisariatit të Laçit: Transportonte “baronin e drogës” dhe…

Shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, i arrestuar një ditë më parë, rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë Kuqe.

Metaj akuzohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminalë, mes tyre edhe ‘baronin e drogës’ Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin Gusht.

Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.