Radiografia e korrupsionit në Barometrin e Sigurisë

Nga Eduard Zaloshnja Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe disa pyetje rreth korrupsionit. Për shembull: “Cili mendoni se është aktualisht kërcënimi më serioz për Shqipërinë?”. Plot 2/3 e të anketuarve e shihnin korrupsionin si […]

Qeshor 7, 2024 - 08:55
 0
Radiografia e korrupsionit në Barometrin e Sigurisë

Nga Eduard Zaloshnja

Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe disa pyetje rreth korrupsionit. Për shembull: “Cili mendoni se është aktualisht kërcënimi më serioz për Shqipërinë?”. Plot 2/3 e të anketuarve e shihnin korrupsionin si një ndër dy kërcënimet më të mëdha (45% si kërcënimin numër 1 dhe 22.5% si kërcënimin numër 2)!

Pyetjes tjetër “Si i vlerësoni rezultatet e Qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit?”, vetëm 17.5% e të anketuarve iu përgjigjën “mirë” ose “shumë mirë”! Ndërkohë, plot 82% mendojnë se qeveritarët shkelin ligjin ose abuzojnë me pushtetin (35% “gjithmonë”, 47% “shumicën e kohës”). Dhe 87% e të anketuarve që mendojnë kështu, thonë se zyrtarët qeveritarë që kryejnë krime mbeten pa u ndëshkuar!

Po a ka ndonjë rreze shprese ndër shqiptarët e këtushëm për luftën ndaj korrupsionit?

Në fakt ka. Kështu, pyetjes “A mendoni se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit?” 28.2% e të anketuarve iu përgjigjën “Po”, dhe 36.5% të tjerë iu përgjigjën “Anoj nga po”. Me pak fjalë, pothuaj 65% e shqiptarëve të këtushëm kanë shpresë se SPAK-u do ta luftojë seriozisht korrupsionin!

SHËNIM: Vrojtimin rigoroz statistikor për Barometrin e Sigurisë të CSDG-së e kryem nga Konispoli në Vermosh me anketime nga 34 anketues profesionistë. Kampioni i përzgjedhur u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.