Radoiçiç jep deklaratë në Beograd në cilësinë e qytetarit për sulmin në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka

Shtator 30, 2023 - 16:55
 0
Radoiçiç jep deklaratë në Beograd në cilësinë e qytetarit për sulmin në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS) njoftoi të shtunën se Millan Radoiçiq i është përgjigjur thirrjes së saj dhe se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

 

Të premten, Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

 

“Ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë, Millan Radoiçiq i është përgjigjur dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e MPB-së, për të dhënë deklaratë si qytetar për rrethanat të ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjes të së dielës, 24 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe.

 

MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiqit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.