Raketat Javelin drejt Kosovës, ministri i Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, nevojë urgjente! Kemi hedhur hapa të rëndësishëm

Raketat amerikane Javelin pritet të mbërrijnë shumë shpejt në Kosovë, e pohuar kjo nga ministri i mbrojtjes atje, Ejup Maqedonci. Ministri sqaroi se tashmë janë kthyer pagesat sipas planit dhe sistemet e konsideruara tejet efikase, do të jenë brenda pak kohësh në inventarin e FSK-së. Me tej, theksoi po ashtu se Kosova tashmë zotëron sistemin […]

Qeshor 1, 2024 - 16:25
 0
Raketat Javelin drejt Kosovës, ministri i Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, nevojë urgjente! Kemi hedhur hapa të rëndësishëm

Raketat amerikane Javelin pritet të mbërrijnë shumë shpejt në Kosovë, e pohuar kjo nga ministri i mbrojtjes atje, Ejup Maqedonci.

Ministri sqaroi se tashmë janë kthyer pagesat sipas planit dhe sistemet e konsideruara tejet efikase, do të jenë brenda pak kohësh në inventarin e FSK-së. Me tej, theksoi po ashtu se Kosova tashmë zotëron sistemin e raketave turke “OMTAS”.

Sipas tij, vendi ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara në drejtimin e përgatitjes për të qenë e pjesë e aleancës së Atlatikut Verior, dhe e përshkroi anëtarësimin në NATO si nevojë urgjente për sigurinë e Kosovës.

Ministri shtoi se Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të qenë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë. Ai theksoi se në të gjithë organizimin e saj, FSK-ja strukturën e ka të hartuar në atë format që të jetë e mundur ndërveprueshmëria më vendet e NATO-s.

Nivelin taktik, doktrinën tonë ushtarake dhe të gjitha dokumentet, ne i kemi të sinkronizuara me ato të anetareve te NATO-s, sqaroi ai, duke nënvizuar se kjo i jep mundësi FSK-së që gjatë operacioneve të përbashkëta, të ketë mundësi ndërveprimi me ushtritë e shteteve të aleancës.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin.

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti.

Raketa “Javelin” është sistem antitank i prodhuar për ushtrinë amerikane. Prodhimi ka nisur në vitin 1996, ndërsa për herë të parë në fushën e betejës është përdorur në Irak e Afganistan më 2003./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.