Rama, ka një “Plan Marshall” për Shqipërinë

Nga Artur Ajazi Edi Rama, kur erdhi në pushtet, kishte synime dhe plane afatgjata lidhur me të ardhmen e vendit. Nuk kishte programe thjesht 4 vjeçare, por synonte Shqipërinë e 2030, dhe më tutje. Sot pas afro 12 vitesh pushtet, tek shohim çfarë është arritur, mund të themi me bindje duke dëgjuar vazhdimisht edhe projektet […]

Mars 27, 2024 - 15:50
 0
Rama, ka një “Plan Marshall” për Shqipërinë

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, kur erdhi në pushtet, kishte synime dhe plane afatgjata lidhur me të ardhmen e vendit. Nuk kishte programe thjesht 4 vjeçare, por synonte Shqipërinë e 2030, dhe më tutje. Sot pas afro 12 vitesh pushtet, tek shohim çfarë është arritur, mund të themi me bindje duke dëgjuar vazhdimisht edhe projektet e së ardhmes se, Edi Rama ka vërtetë një “Plan Marshall” për Shqipërinë. Në asnjë prej atyre që e kanë qeverisur vendin pas 1992, nuk kishim dëgjuar të flitej për të “pamundurën”. Ata që e qeverisën vendin deri në 2013, flisnin për plane të vogla, për punëra të vogla, dhe aspak për një të ardhme europiane dhe të barabartë me europianët. Mjafton dixhitalizimi i shërbimeve për qytetarin, (duke mos përmendur shumë të tjera) për të bindur vehten, (madje edhe kur mund të jesh kundershtar politik i tij) se  Edi Rama “bën ç’ka thotë, dhe thotë ç’ka bën”. Nuk mjafton të hysh në politikë me mendimin se “do bëj ca karierë dhe ca para edhe nqs nuk marr pushtetin”.

Hyrja në politikë, u takon atyre që aspirojnë të pamundurën, atyre që arrijnë të pamundurën, dhe atyre që duan të jenë të barabartë me të madhin e kësaj bote. Nuk mund të vish në pushtet, kur nuk ke vizion, kur nuk ke arritur të kuptosh se politika është karriera e njerëzve të pamposhtur. Asnjë prej nesh nuk e kishte menduar se, Shqipëria do të ishte një ditë pika e referimit të faktorit ndërkombëtar për sigurinë, paqen, investimet, turizmin, ekonominë, artin dhe kulturën. Në doganat dhe aeroportet e botë, ndihesh krenar sot për pasaportën shqiptare, aq sa ndjehesh i motivuar për çdo lajm që lexon dhe dëgjon në mediat e huaja për Shqipërinë. Kur e mori të rrënuar vendin nga çdo anë, Edi Rama nuk u pezmatua, pasi  ishte i vendosur në ato ç’ka kishte në mëndje qysh më parë. Askush nuk besonte se do të shembeshin pallate pa leje, biznese pa leje, se do të rrafshoheshin lagje me banesa pa leje, dhe në vendin e tyre do të ndertoheshin rrugë europiane.

Askush nuk e besonte se qytetet do të ndryshonin faqe, se institucionet do të rinovonin mentalitetin e drejtimit dhe funksionimit ligjor. Askush nuk e besonte se drejtësia e “berishiste” një ditë do të flakej tej nga institucionet e drejtesisë së re. Askush nuk e besonte se, një ditë do të shihnim në burg ministra, ish-ministra, deputetë, kryetare bashkish dhe ish-kryetarë, drejtorë dhe zv.ministra, drejtorë policie dhe shefa komisariatesh. Askush nuk besonte se do të ringjallej  dhe bëhej konkurruese në botë ekonomia, turizmi, zejtaria, bujqesia, transporti, dhe fuqia njerëzore e profesionistëve.

Edi Rama, nuk mendon më për të arritur 2025, por 2030 e tutje. Ai nuk flet më për ç’ka janë nisur në terren, por për ç’ka do të arrijë vendi pas 1 ose 2 dekade. Ashtu sikurse nuk flet shumë për fushata elektorale, apo fitore të re në zgjedhje. Kjo sepse, e ka të qartë faktin se, shqipëtarët sot janë 10 herë më shumë optimistë dhe 10 herë më shumë të  vendosur të dëgjojnë dhe ti besojnë njeriun e punëve të kryera, se ogiçëve të një opozite të  hallakatur, që fushatën e bën me programet e 1996.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.