Rama me fituesit e Global CyberDrill 2024: Do t’i bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruara në treg!

Në episodin e radhës të Podcast Flasim, kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike Rama podcast me 3 […]

Maj 11, 2024 - 09:15
 0
Rama me fituesit e Global CyberDrill 2024: Do t’i bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruara në treg!

Në episodin e radhës të Podcast Flasim, kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike

Rama podcast 3 fituesit e Global CyberDrill 2024: Do t’i bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg, të kemi talentet më të mira

Rama podcast me 3 ekspertët e sigurisë kibernetike

Në episodin e radhës të Podcast Flasim, kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar tre ekspertët e sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024, ku morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

Bëhet fjalë për Franc Zylyftarin, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshin dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Duke folur për eksperiencën në garë, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike, Ilir Daka tha se u përpoqën që të gjenin pikat kyçe dhe të zgjidhnin me ushtrimet me shpejtësi.

‘Kur pamë Shqipërinë në krye, thua çfarë mund të bëj më tepër. Ishte pjesa që filluam dhe kërkuam brenda vetes. Duke gjetur pikat kyçe në arritëm që të zgjidhim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi. Unë kam 13 vite në tregun privat. Vjen një moment dhe mendon, po eci mirë, por mendova a ka ndonjë gjë që mund të bëj që të lë shenja. ’- tha Daka.

Franc Zylyftari tha se me triumfin, treguan se kanë marrë njohuritë e duhura dhe zotërojnë eksperiencën për të reaguar ndaj sulmeve kibernetike. Zylyftari foli po ashtu për ofertat në rritje, por nënvizoi se nuk ka kënaqësi më të madhe se të përballesh me kërcënimet e jashtme që duan ti bëjnë dëm shtetit shqiptar.

‘Impakti që u listuam të parët tregoi se kemi marrë njohurinë e duhur dhe zotërojmë eksperiencën e duhur. Ishte dinamike. Impaktin e kuptuam vetëm duke u kthyer rrugës për në Shqipëri. Gjatë ushtrimit vlerësimet ishin të ndryshme. Ofertat mund të vinin, por ka ideale akoma më të forta, unë jam familje Dëshmorësh. Jo vetëm ideali por edhe trajnimi është shumë i mirë. Gjykoj se nuk ka kënaqësi më të madhe se të përballesh me kërcënimet e jashtme që duan ti bëjnë dëm shtetit shqiptar.’- u shpreh Zylyftari.

Adriano Lleshi u shpreh se ishte pasioni që kishte për sigurinë kibernetike që e shtyu të bëhej pjesë e AKCESK. Lleshi tha se kjo i bëri të mundur, qasjen e idealeve si të ruajmë autoritetin tonë.

‘Pasioni që kam për sigurinë kibernetike. Duke mbaruar dhe shkollën për Tekonlogji infromacioni, në mbyllje të masterit aplikova për pjesën e programit të praktikave. Fitova kontratë 1-vjeçar e pranë AKCESK. Më bëri të mundur qasjen e idealeve si mund ta ruajmë autoritetin tonë. Është një adrenalinë e madhe duke parë dhe dinamikën që kemi, pasi nuk e di me cilët aktore ndeshesh. Ne jemi në evoluim gjatë gjithë kohës. Kjo më motivon shumë. Shumë oferta në vijnë por është një që gjë që limitohesh tek gjurmimi i autoreve.’- u shpreh Lleshi.

Nga ana e tij kryeministrin Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për këtë sektor.

‘Këtë ritëm do të mbajmë, do ta bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg sepse është e vetmja mënyrë të kemi aty talentet më të mira, njerëzit më të motivuar dhe forcën më efektive në llogore. Kjo është realisht një luftë e jashtëzakonshme dhe shumë stresuese. Është 24 orë me sytë aty dhe në çdo moment mund të të rrëshqasë terreni dhe digjesh.’- tha Rama.

Shqipëria triumfoi në Global CyberDrill 2024, eventin më të madh që organizohet çdo vit nga komuniteti global, në menaxhimin e adresimin e kërcënimeve kibernetike. Eventi i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë  Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, hyri në librin Guiness, për shkak të numrit të lartë të vendeve pjesëmarrëse. Me qëllim bashkimin e Autoriteteve dhe Agjencive Kombëtare të Sigurisë Kibernetike nga e gjithë bota, eventi konkurrues shërben për të vlerësuar performancën e secilit ekip kombëtar në nivel global.

Pergatiti Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.