Rama ndryshon qeverinë: Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare

Igli Hasani do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të zëvendësojë Olta Xhaçkën. Ndryshimet i bëri publike kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Po kush është Igli Hasani? Ai ka qenë Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së. Ky pozicion është më i larti i mbajtur ndonjëherë […]

Shtator 4, 2023 - 19:03
 0
Rama ndryshon qeverinë: Kush është Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm që do drejtojë diplomacinë shqiptare

Igli Hasani do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të zëvendësojë Olta Xhaçkën. Ndryshimet i bëri publike kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Po kush është Igli Hasani? Ai ka qenë Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së. Ky pozicion është më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Ndërsa më herët ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë.

Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Po kush është Igli Hasani?

Igli Hasani aktualisht është Koordinator i Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.

Përpara anëtarësimit në OSBE,  Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.

Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.

Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).

Ai është diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.