Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkolla të reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar. Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do […]

Maj 24, 2024 - 16:30
 0
Rama: Pista e biçikletave më 1 Qershor. Në Tiranë 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkolla të reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pista e biçikletave e realizuar nga Bashkia e Tiranës pranë zonës së stadiumit kombëtar. Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama thekson se pista e re që do hapet më 1 qershor, i shtohet edhe 84 këndeve të lojërave në Tiranë, çerdheve dhe shkollave të reja.

“Pista e biçikletave, më 1 Qershor i shtohet kryeqytetit pas Kopshtit Zoologjik, 84 kënde lojërash, 101 kopshte/çerdhe dhe 41 shkollave të reja”, shkruan Rama./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.