Rama publikon videon emocionuese: Kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e  dy golave të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë. Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku kuqezinjtë dhuruan për të gjithë shqiptarët një gëzim të madh. “Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, […]

Shtator 11, 2023 - 08:50
 0
Rama publikon videon emocionuese: Kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me pamjet e  dy golave të kombëtares shqiptare ndaj Polonisë.

Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ishte një mbrëmje e paharrueshme, ku kuqezinjtë dhuruan për të gjithë shqiptarët një gëzim të madh.

“Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”, një fitore që i hap rrugë kuqezinjëve drejt Kampionatit Evropian qe do zhvillohet në Gjermani.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.