Rama rrëfen telefonatën me kreun e policisë pas arrestimit të Belerit

Gjatë intervistës me gazetarin grek, kryeministri Rama foli dhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit dhe sulmet e ashpra të tij gjatë fushatës elektorale. Rama rrëfen dhe një bisedë të zhvilluar me kreun e policisë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili e kishte informuar se gjithçka ishte bazuar […]

Gusht 27, 2023 - 10:38
 0
Rama rrëfen telefonatën me kreun e policisë pas arrestimit të Belerit

Gjatë intervistës me gazetarin grek, kryeministri Rama foli dhe për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit dhe sulmet e ashpra të tij gjatë fushatës elektorale.

Rama rrëfen dhe një bisedë të zhvilluar me kreun e policisë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, i cili e kishte informuar se gjithçka ishte bazuar në prova bindëse.

“Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet në Europë, në këtë Europë. Kjo vjen nga një e shkuar e errët dhe shumë e largët. Pastaj, sigurisht, edhe të tjera që nuk ishin realisht aspak të mira. Fliste sikur ishte atje për të çliruar Himarën, nuk e di prej kujt, po mund të flasim për këtë.

Sidoqoftë, po ju bëj një pyetje retorike: “Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh.

Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”, u shpreh Rama.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.