Rama: Rritje të konsiderueshme pagash për policinë në 2024. Kredi të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë vizituar pasditen e së premtes shtëpinë e re të  inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu. Shehu, ka përfituar nga  programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve […]

Dhjetor 29, 2023 - 19:58
 0
Rama: Rritje të konsiderueshme pagash për policinë në 2024. Kredi të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, kanë vizituar pasditen e së premtes shtëpinë e re të  inspektorit të Policisë së Shtetit, Vionis Shehu.

Shehu, ka përfituar nga  programi i kredive të garantuara nga qeveria për shtëpitë e familjeve të reja të punonjësve të policisë, mjekëve dhe ushtarakëve.

Ndër të tjera, gjatë bisedës me pronarët e shtëpisë së re, Rama dhe Balla theksuan se në buxhetin e 2024 është parashikuar një rritje e konsiderueshme pagash për punonjësit e policisë së shtetit. Siç është paralajmëruar, rritje do të ketë edhe për mjekët e përgjithshëm si dhe për arsimtarët.

“Rritja e pagave vitin tjetër do të jetë e konsiderueshme. Nga buxheti i shtetit, policia e shtetit, rritje historike krahasuar me institucionet e tjera.”

Ndërsa, duke u ndalur te puna e bërë deri më tani me Policinë e Shtetit, kreu i qeverisë theksoi se punë është bërë, por mbeten ende disa hallka për t’u rregulluar. Ai solli si shembull sjelljen e efektivëve, që siç u shpreh, mbetet ende për t’u rregulluar.

Sa i përket pagave të punonjësve të policisë, ato pritet që të rriten në 21-35%, nga 7% që u rritën gjatë vitit 2022-2023./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.