Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e liderit të Kuvajtit: Ditë e trishtuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij me anë të një shkrimi në platformën “X” për ndarjen nga jeta të liderit të Kuvajtit duke thënë se përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit ka lënë pas një trashëgimi të qëndrueshme. Lideri i Kuvajtit, sheiku Naëaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah,u nda nga jeta ditën e shtunë […]

Dhjetor 18, 2023 - 21:02
 0
Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e liderit të Kuvajtit: Ditë e trishtuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij me anë të një shkrimi në platformën “X” për ndarjen nga jeta të liderit të Kuvajtit duke thënë se përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit ka lënë pas një trashëgimi të qëndrueshme.

Lideri i Kuvajtit, sheiku Naëaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah,u nda nga jeta ditën e shtunë në moshën 86-vjeçare.

“Një ditë shumë e trishtuar për kombin e ngrohtë dhe miqësor Kuvajtit! Mendimet e mia janë me popullin e Kuvajtit teksa vajtojnë për humbjen e udhëheqësit të tyre të nderuar, Lartësisë së Tij Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Përkushtimi i tij ndaj paqes dhe prosperitetit lë një trashëgimi të qëndrueshme. Kujtimi i tij i sjelltë ngushëllim familjes, popullit dhe të gjithë miqve të tij gjatë kësaj kohe dhimbjeje”,-tha kreu i Kuvajtit./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.