Rama, takim me të ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, Wisner! Në fokus, partneriteti SHBA-Shqipëri, Ukraina e mbështetja e rinisë
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner. “I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të […]
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të riafirmuar lidhjen e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.
Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve.”-thuhet në njoftimin e ambasadës./m.j
What's Your Reaction?