Rama takohet me Ramush Haradinajn/ Zbardhen detajet e diskutimit mes tyre

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale

Tetor 19, 2023 - 13:40
 0
Rama takohet me Ramush Haradinajn/ Zbardhen detajet e diskutimit mes tyre

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale ka treguar detaje nga takimi, ku është shprehur se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë Kosovën në tejkalimin e krizave të saj dhe për rrugën e integrimit.

 

Haradinaj takimin e sotëm me Ramën e quan vllazëror.

 

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.”, shprehet Haradinaj.

Kujtojmë që pak ditë më parë, kryeministri Rama i doli në mbrojtje liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për një video të publikuar, ku ky i fundit shfaqet duke trokitur gotat me deputetët e Listës Serbe.

 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është e neveritshme të sulmohet për këtë Haradinajn, kur të gjithë e dinë shumë mirë se ai ka luftuar me serbët, madje ka varrosur edhe familjarët e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.