“Rama zhvilloi dje SHOW-n e radhës”, Pampuri thirrje SPAK-ut: Çojeni deri në fund hetimin për ‘Sterilizimin’

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD, Orjola Pampuri deklaroi sot se, “afera e koncesionit te sterilizimit e denoncuar nga Partia Demokratike prej disa vitesh, si dhe arrestimet për këtë mega afere korruptive në shëndetësi, ishin goditja e dytë, për kryeministrin, pas hetimeve për inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë”. “Edi Rama doli dje, dhe me […]

Gusht 30, 2023 - 13:11
 0
“Rama zhvilloi dje SHOW-n e radhës”, Pampuri thirrje SPAK-ut: Çojeni deri në fund hetimin për ‘Sterilizimin’

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD, Orjola Pampuri deklaroi sot se, “afera e koncesionit te sterilizimit e denoncuar nga Partia Demokratike prej disa vitesh, si dhe arrestimet për këtë mega afere korruptive në shëndetësi, ishin goditja e dytë, për kryeministrin, pas hetimeve për inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë”.

“Edi Rama doli dje, dhe me vizitën e tij, në njërën prej qendrave të sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, zhvilloi shoë’n e radhës, duke u munduar për të disatën herë t’u hedhë hi syve shqiptarëve, e ndërkohë pak ditë më parë theksoi, që nëse do të kthehej në kohë ai do t’i mbështeste sërish këto partneritete publike private, duke harruar se pikërisht për këto, janë nën hetim disa zyrtare, e vetë ish ministri është thirrur disa herë nga SPAK”, theksoi Pampuri ne një dalje për mediet.

“Nëse Edi Rama, kërkon të anashkaloje të vërtetën, ne po ia rikujtojmë; Kontrata fillestare, për koncesionin e sterilizimit, ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, por ne fakt,  pritet të rritet me afro 50 për qind”, u shpreh Pampuri.

“Prokuroria ka vënë në dukje kosto të fryra artificialisht, dhe një studim fizibiliteti po ashtu të manipuluar. E gjitha për të favorizuar kompaninë që sipas hetimeve dyshohet se ishte paracaktuar për shkak të lidhjeve mes sipërmarrësit shqiptar Rrapaj dhe drejtuesve të atëhershëm të ministrisë së Shëndetësisë”, tha Pampuri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.