Ramadani flet para Europianit: Futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë

Ylber Ramadani foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau para startit të Euro 2024. Mesfushori i kuqezinjve theksoi se

Qeshor 9, 2024 - 14:25
 0
Ramadani flet para Europianit: Futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë

Ylber Ramadani foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau para startit të Euro 2024. Mesfushori i kuqezinjve theksoi se është më mirë kur kundërshtarët nuk të vlerësojnë sa duhet pasi kështu motivohesh më shumë ndërsa shtoi se në kombëtare nuk i mungojnë asnjëherë energjitë.

Konkurrenca në skuadër? “Konkurreca na bën mirë, jemi të gjithë gati pavarësisht se kush luan. Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqëndruar të gjithë nga i pari te i fundit, nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati”.

Kundër kampionëve në fuqi të Europës (Italia), ndjesia? “Është emocion i veçantë, ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100% dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.