Ramadani: Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, ndaj Suedisë na duhet fitorja

Për mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv. Duke folur në konferencën për mediat në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht. EURO 2024: “Ne duhet t’i tregojmë […]

Mars 24, 2024 - 18:45
 0
Ramadani: Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, ndaj Suedisë na duhet fitorja

Për mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

EURO 2024: “Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë.”

A do e mbështetje po të mos ishe aty? “Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.”

Kili: “Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet ta luajmë ndeshjen me seriozitet dhe të bëjmë maksimumin”

Suedia: “Duhet të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore.”

Suedi-Shqipëri luhet këtë të hënë në “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.