Raporti i ICG-së: Kosova po fiton betejën për kontrollin e veriut

Organizata “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në botë ka bërë të ditur në raportin e saj se Kosova po fiton betejën në veriun e saj. Sipas raportit, veriu i Kosovës ku serbët shpresonin për një autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet autoritetit të Prishtinës “Kosova po e fiton […]

Prill 3, 2024 - 09:45
 0
Raporti i ICG-së: Kosova po fiton betejën për kontrollin e veriut

Organizata “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në botë ka bërë të ditur në raportin e saj se Kosova po fiton betejën në veriun e saj.

Sipas raportit, veriu i Kosovës ku serbët shpresonin për një autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet autoritetit të Prishtinës

Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut mes tensioneve ndërsa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen. Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës së vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërbëhen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbështetur nga Serbia në shtator 2023. Ndërsa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, veriu i Kosovës ku minoriteti serb shpresonte për autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet autoritetit të Prishtinës”, shkruhet në raportin e Crisis Group.

Raporti evidenton faktin se minoriteti serb është një pikë delikate në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Këto janë ditë të vështira për minoritetin serb, e ardhmja e të cilit është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të mbetur një komunitet i aftë për vetëqeverisje, ata kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në institucionet serbe, veçanërisht në arsim dhe kujdes shëndetësor, plus mbështetje financiare.

Ata gjithashtu kanë nevojë për një ndjenjë sigurie, e cila mund të vijë vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore të Kosovës, nga e cila ata dhanë dorëheqjen pas protestës në nëntor 2022.

Prishtina duhet të tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të ndihmojë në parandalimin e mëtejshëm të një veprimtarie paraushtarake”, sugjeron raporti.

Gjithashtu, raporti rekomandon që Kosova të bashkëpunojë me paqeruajtësit e NATO-s për çmilitarizimin e veriut.

Në përputhje me marrëveshjet e paplotësuara të kaluara, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm drejt sigurimit të vetëqeverisjes për pakicën serbe të veriut. Zgjedhjet e reja lokale duhet të pasojnë, së bashku me fundin e bojkotit të serbëve të veriut ndaj institucioneve qeveritare.

Pak shpresë ka që dialogu i BE-së mund t’i kapërcejë këto pengesa dhe marrëdhënia Beograd-Prishtinë ka të ngjarë të mbetet e ngrirë. Në këtë sfond, të dyja palët si ashtu edhe aktorët e jashtëm që duan qetësi në Ballkanin Perëndimor, duhet ta kthejnë vëmendjen e tyre së pari në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës, dhe më pas në objektivat e arritshme që mund të nxisin stabilitetin politik në mungesë të një marrëveshje normalizimi”, thuhet në raport.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.