Raporti i Save the Children: Të paktën 541 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e luftës

Shoqata bamirëse britanike Save the Children ka bërë me dije se të paktën 541 fëmijë janë vrarë që nga nisja e luftës në

Gusht 23, 2023 - 19:16
 0
Raporti i Save the Children: Të paktën 541 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e luftës

Shoqata bamirëse britanike Save the Children ka bërë me dije se të paktën 541 fëmijë janë vrarë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Shifra alarmante vjen e pasqyruar në një raport të Save the Children, ku theksohet se qershori i këtij viti ka shënuar dhe numrin më të lartë të fëmijëve të vrarë. Gjatë këtij muaji, 11 fëmijë u vranë dhe 43 të tjerë u plagosën

 

Raporti thekson një rritje prej 16% në viktimat e fëmijëve midis majit dhe gushtit, krahasuar me katër muajt e mëparshëm.

 

Agjencia tha se 95% e sulmeve ruse ndodhën në zona të populluara, duke shkaktuar një rritje të viktimave të përgjithshme të civilëve, duke cituar gjithashtu edhe të dhëna të verifikuara nga OKB. Që nga maji 2023, 148 fëmijë janë vrarë ose plagosur.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.